Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9662, DATË 18.2.2006 “PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 10481, datë 17 nëntor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10481
Data e miratimit
17 nëntor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 160, 9 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
24 dhjetor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2011-12-09

LIGJ

Nr.10 481, datë 17.11.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9662, DATË 18.2.2006 “PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9662, datë 18.2.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 4 ndarja I bëhet ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Veprimtari bankare” është pranimi i depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie e vendosje në emër dhe për llogari të vet.”.

2. Pas shkronjës “b” të pikës 5 shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:

“c) një subjekt nuk do të quhet se ka pranuar depozita monetare nga publiku nëse pranimi i depozitës/depozitave është kryer menjëherë përkundrejt emetimit nga ky subjekt të parasë elektronike.”.

3. Pas pikës 45 të nënndarjes I shtohen pikat 46, 47, 48, 49, 50 e 51 me këtë përmbajtje:

“46. “Institucion i parasë elektronike” është subjekti financiar jobankë që kryen veprimtarinë financiare të emetimit të parasë elektronike, në bazë të licencës së miratuar, të mbështetur në këtë ligj për këtë qëllim, nga Banka e Shqipërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.