Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9251, DATË 8.7.2004 “KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Ligji nr. 10483, datë 17 nëntor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10483
Data e miratimit
17 nëntor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 160, 9 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
24 dhjetor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2011-12-09

LIGJ

Nr.10 483, datë 17.11.2011

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9251, DATË 8.7.2004 “KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 9, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Veprimtaritë detare, të përcaktuara në shkronjën "a" të nenit 8 të këtij ligji, përfshihen në kategorinë VII.4 të ligjit për licencat, ndërsa veprimtaritë e përcaktuara në shkronjat “b”, “ë”, “f” dhe “g” përfshihen në kategorinë VII.5 të ligjit për licencat. Këto veprimtari licencohen sipas dispozitave në vijim, të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 22, pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:

“1. Mjetet lundruese me flamur shqiptar, si edhe ato me flamur të një shteti të Bashkimit Europian mund të kenë pikënisje dhe destinacion të brendshëm në çdo port shqiptar e të huaj, kur plotësojnë kërkesat ligjore.

2. Mjetet lundruese me flamur të huaj, me përjashtim të atyre të përmendura në pikën 1 të këtij neni, lundrojnë vetëm ndërmjet një porti shqiptar dhe atij të huaj.”.

Neni 3

Në nenin 136, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.