PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 040, DATË 22.12.2008 “KODI AJROR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 10484, datë 24 nëntor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10484
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 164, 19 dhjetor 2011
- Hyn në fuqi
- 3 janar 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2011-12-19
LIGJ
Nr.10 484, datë 24.11.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 040, DATË 22.12.2008
“KODI AJROR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.10 040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, bëhen shtesat dhe
ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 5, pas pikës 11 shtohen pikat 12, 13 dhe 14 me këtë përmbajtje:
“12. “Detyrim ndërkombëtar” është një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar dhe në veçanti
marrëveshja shumëpalëshe.
13. “Transportues ajror i huaj” është transportuesi ajror i vendeve të treta jashtë ZPAE-së.
14. “Shërbim ajror” është një fluturim ose një seri fluturimesh për transportim të pasagjerëve,
ngarkesave dhe/ose postës për qëllime fitimi dhe/ose dhënies me qira.”.
Neni 2
Pas nenit 5 shtohet neni 5/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 5/1
Veprimtaritë e përcaktuara në këtë ligj përfshihen në kategorinë VII. 7 të ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Licencimi dhe dhënia e lejeve
bëhet sipas dispozitave në vijim të ligjit nr. 10 081, datë 23. 2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në
Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Në nenin 7, në fjalinë e parë të pikës 2, fjalët “ndër të tjera” hiqen.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.