Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8662, DATË 18.9.2000 “PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10486, datë 26 nëntor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10486
Data e miratimit
26 nëntor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 164, 19 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
3 janar 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2011-12-19

LIGJ

Nr.10 486, datë 26.11.2011

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8662, DATË 18.9.2000 “PËR TRAJTIMIN SI TITULL

EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8662, datë 18.9.200 0 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të

energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në titullin e ligjit dhe në nenin 1 të tij, pas fjalës “konsumit” shtohen fjalët “të shitjes, të blerjes

dhe faturat e shërbimit të transmetimit dhe shpërndarjes”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7183, datë 7.12.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.