Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10485, datë 26 nëntor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10485
Data e miratimit
26 nëntor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 164, 19 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
3 janar 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2011-12-19

LIGJ

Nr.10 485, datë 26.11.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9072, DATË 22.5.2003

“PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 18 pika 1, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:

“ë) për shkelje të përsëritura nga i licencuari.”.

Neni 2

Neni 48 “Klienti i kualifikuar” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 48

Klienti i kualifikuar

1. “Klient i kualifikuar” kons iderohet automatikisht çdo konsumator i energjisë elektrike, i lidhur

në rrjetin e energjisë elektrike me tension 110 kV e sipër, si dhe çdo konsumator tjetër i energjisë

elektrike që, pavarësisht nivelit të tensionit të rrjetit të energjisë elektrike, në të cilin është lidhur, ka një

konsum vjetor të energjisë elektrike më të madh se 50 milionë kWh.

2. Klienti i kualifikuar lidh kontratë për furnizimin me energj i elektrike me çdo furnizues të

kualifikuar, vendas apo të huaj, të licencuar nga ERE-ja. Kontr ata do të jetë në përputhje me rregullat e

tregut të energjisë, të miratuara nga ERE-ja.”.

Neni 3

Neni 64 “Kundërvajtjet administrative” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 64

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.