PËR BUXHETIN E VITIT 2012
Ligji nr. 10487, datë 5 dhjetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10487
- Data e miratimit
- 5 dhjetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 164, 19 dhjetor 2011
- Hyn në fuqi
- 3 janar 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2011-12-19
LIGJ
Nr.10 487, datë 5.12.2011
PËR BUXHETIN E VITIT 2012
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, si dhe të nenit 30 të ligjit nr.9936,
datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
BUXHETI
Neni l
Buxheti për vitin 2012 është:
Të ardhurat 355 759 milionë lekë;
Shpenzimet 396 922 milionë lekë;
Deficiti 41 163 milionë lekë.
Ai përbëhet nga Buxheti i Shte tit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore,
sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Neni 2
Buxheti i Shtetit për vitin 2012 është:
Të ardhurat 281 622 milionë lekë;
Shpenzimet 322 785 milionë lekë;
Deficiti 41 163 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2012 është:
Të ardhurat 29 503 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 13 876 milionë lekë;
Të ardhurat nga taksat e ndara 1 003 milionë lekë;
Shpenzimet 29 503 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2012 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 84 360 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 51 287 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 33 073 milionë lekë;
Shpenzimet 84 360 milionë lekë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.