Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998 “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10488, datë 5 dhjetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10488
Data e miratimit
5 dhjetor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 166, 27 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
11 janar 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2011-12-27

LIGJ

Nr.10 488, datë 5.12.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998

“KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Kudo në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, fjalët “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve” zëvendësohen me fjalët “Autoriteti Rrugor Kombëtar”.

Neni 2

Në nenin 115, pika 11 ndryshohet si më poshtë:

“11. Cilido që, duke zotëruar materialisht një mjet, ia beson ose ia jep ta drejtojë një personi të papajisur me lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit për një vit. Kjo masë nuk zbatohet për zotëruesin material të mjetit kur ai ka bërë njoftim apo denoncim të administruar në organet e policisë për humbje, marrje (vjedhje) apo grabitje të mjetit.”.

Neni 3

Pas nenit 117, shtohet neni 117/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 117/1

Kufizime për drejtuesit e motomjeteve

1. Zotëruesit e lejedrejtimeve vendase të grupit “A” për tre vitet e para pas marrjes së lejedrejtimit nuk u lejohet drejtimi i motomjeteve me fuqi prej 25kw specifike referuar ngarkesës, ose 0,16 kw/kg.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.