PËR TREGTIMIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE
Ligji nr. 10489, datë 15 dhjetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10489
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 27 dhjetor 2011
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2011-12-27
LIGJ
Nr.10 489, datë 15.12.2011
PËR TREGTIMIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton:
1. Të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë, sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre në zinxhirin e furnizimit për vendosjen në treg të produkteve, në mënyrë që të garantojnë dhe të sigurojnë përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore në lidhje me to.
2. Detyrimet e personave përgjegjës të disa produkteve, grup produktesh apo instalimesh kur ato janë vënë në shërbim.
3. Mënyrën e organizimit, të drejtat dhe kompetencat e strukturës përgjegjëse, si dhe parimet për kontrollin e produkteve të importuara, që hyjnë në territorin shqiptar, në bashkëpunim me autoritetet doganore.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet joushqimore, për të cilat nuk ekziston një kuadër i veçantë ligjor dhe institucional. Kërkesat apo parimet e përgjithshme të përcaktuara në këtë ligj shërbejnë si dispozita plotësuese të legjislacionit të veçantë, kur ky i fundit nuk i parashikon këto kërkesa apo parime.
2. Ky ligj nuk zbatohet për substancat kimike që janë objekt i regjistrimit dhe/ose autorizimit paraprak dhe produktet kozmetike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.