PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9741, DATË 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10493, datë 15 dhjetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10493
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 27 dhjetor 2011
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2011-12-27
LIGJ
Nr.10 493, datë 15.12.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9741, DATË 21.5.2007 “PËR ARSIMIN
E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Repub likën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 12 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 6 bëhet ky ndryshim:
Pas fjalëve “së paku, gradën shkencore “Doktor” dhe përvojë pun e” shtohen fjalët “klinike dhe
akademike”.
2. Në pikën 6/2, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Kur në një lëndë/disiplinë ka më shumë se një shërbim, Bordi i Qendrës Spitalore Universitare
përzgjedh një nga përgjegjësit e shërbimit me përvojën më të gjatë kliniko-akademike për titullar të
njësisë bazë të fakultetit dhe ia paraqet për emërim rektorit të institucionit të arsimit të lartë. Ai është
përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e veprimtarisë mësimor e-kërkimore në fushën përkatëse.
Mandati i tij është i njëjtë me atë të përgjegjësit të shërbimit.”.
Neni 2
Në nenin 23 pika 1 bëhet ky ndryshim:
Fjalia e dytë riformulohet si më poshtë:
“Autoritetet drejtuese nuk mund të zgjidhen për më shumë se dy mandate radhazi në të njëjtin
funksion.”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.