Për DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7829, DATË 1.6.1994 “PËR NOTERINË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10491, datë 15 dhjetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10491
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 27 dhjetor 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2011-12-27
LIGJ
Nr.10 491, datë 15.12.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7829, DATË 1.6.1994
“PËR NOTERINË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 13 fjalët “ka të drejtë” zëvendësohen me fjalët “duhet të ketë”.
Neni 2
Në nenin 23 bëhen këto shtesa:
1. Pas paragrafit të tretë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Të regjistrojë, të ruajë, të shfrytëzojë, të përdorë dhe të transmetojë të dhënat personale të palëve
në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në legjisla cionin për mbrojtjen e të dhënave
personale.”.
2. Pas paragrafit të fundit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Të paraqesë për regjistrim, me pëlqimin e palëve, aktin noterial për tjetërsimin e pasurisë së
paluajtshme pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajts hme që administron regjistrin elektronik ku
ndodhet pasuria e paluajtshme, brenda afatit të përcaktuar me ligj.”.
Neni 3
Në nenin 26, në fjalinë e parë, pas fjalëve “veprimeve noterial e” shtohen fjalët “si dhe për
shërbimin noterial të regjistrimit të akteve për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme pranë zyrës së
regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.