PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË “ALBPETROL”, SHA, PATOS
Ligji nr. 10490, datë 15 dhjetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10490
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 27 dhjetor 2011
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2011-12-27
LIGJ
Nr.10 490, datë 15.12.2011
PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT
TË SHOQËRISË “ALBPETROL”, SHA, PATOS
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shoqëria “ALBPETROL”, sh.a., Patos i nënshtrohet privatizimit. Forma dhe struktura e formulës
së privatizimit të shoqërisë “ALBPETROL”, sh.a., Patos përcakto hen nga ky ligj i veçantë, në zbatim të
dispozitave të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të
veçantë”, të ndryshuar.
Neni 2
Forma e privatizimit të shoqërisë “ALBPETROL”, sh.a., Patos të jetë ajo e transferimit të së
drejtës së pronësisë të aksioneve të kapitalit të shoqërisë tek investitorët strategjikë, sipas mënyrës së
parashikuar në këtë ligj.
Investitorë strategjikë do të konsiderohen të gjithë personat juridikë që zotërojnë cilësitë e
përcaktuara në përkufizimin e dhënë nga ligji nr.8306, datë 14. 3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të
sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar.
Neni 3
Struktura e formulës së privatizimit të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ALBPETROL”, sh.a.,
Patos do të jenë si më poshtë:
100 për qind e aksioneve të kap italit u ofrohen për transferim investitorëve strategjikë, të cilët
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.