PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8951, DATË 10.10.2002 “PËR NUMRIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE”
Ligji nr. 2/2012, datë 26 janar 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 2/2012
- Data e miratimit
- 26 janar 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 21 shkurt 2012
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2012-02-21
LIGJ
Nr. 2/2012
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8951, DATË 10.10.2002 “PËR NUMRIN E
IDENTITETIT TË SHTETASVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8951, datë 10.10.2002 “Për numrin e identitetit të shtetasve” bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
1. Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për numrin personal të shtetasve”.
2. Kudo në ligj fjalët “numri i identitetit” zëvendësohen me fjalët “numri personal”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:
1. Në paragrafin e dytë, fjalët “për dokumentin e identitetit të shtetasve” zëvendësohen me fjalët
“për letërnjoftimin”.
2. Paragrafi i katërt shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.1.2012
Shpallur me dekretin nr.7267, datë 7.2.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.