PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË NDRYSHIMET E KONVENTËS PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT TË BASHKËPUNIMIT DOGANOR, BËRË NË BRUKSEL MË 15 DHJETOR 1950
Ligji nr. 4/2012, datë 2 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 4/2012
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 21 shkurt 2012
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2012-02-21
LIGJ
Nr. 4/2012
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË NDRYSHIMET E KONVENTËS PËR
KRIJIMIN E KËSHILLIT TË BASHKËPUNIMIT DOGANOR, BËRË NË BRUKSEL MË 15
DHJETOR 1950
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në ndryshimet e konventës për krijimin e Këshillit të
Bashkëpunimit Doganor, bërë në Bruksel më 15 dhjetor 1950.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.2.2012
Shpallur me dekretin nr.7270, datë 14.2.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
ANEKS 1
REKOMANDIM I KËSHILLIT
1 TË BASHKËPUNIMIT DOGANOR NË LIDHJE ME AMENDIMIN E
KONVENTËS QË PËRCAKTON NGRITJEN E KËSHILLIT TË BASHKËPUNIMIT DOGANOR
30 qershor 2007
Këshilli i Bashkëpunimit Doganor,
Duke pranuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që luajnë Bashkimet Ekonomike apo Doganore
në çështjet botërore, dhe veçanërisht në çështje që lidhen me tregtinë,
Duke vërejtur se disa Bashkime Ekonomike apo Doganore janë pjesëmarrës aktivë në punën e
organizatës,
Duke pranuar dëshirën legjitime të një Bashkimi Ekonomik apo Doganor që ta vendosë këtë
pjesëmarrje mbi një bazë formale duke u bërë Anëtar i Organizatës, dhe mundësinë që të tjerë mund të
dëshirojnë të bëjnë këtë në të ardhmen,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.