PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10/2012, datë 9 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2012
- Data e miratimit
- 9 shkurt 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 29 shkurt 2012
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2012-02-29
LIGJ
Nr. 10/2012
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E
KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve
shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 7
Regjistrimi
Personat juridikë dhe fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në
përputhje me ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Dy ditë pune pas
regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, personi juridik dhe fizik duhet të deklarojë në organin
tatimor listën e të punësuarve, me pagën përkatëse, përfshirë dhe listën e punonjësve të papaguar të familjes së
personit fizik mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.
Organizatat jofitimprurëse, entet shtetërore, personat “i vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo
shërbimi ambulant”, si dhe “kryefamiljari, që punës on persona si punëtorë shtëpie” regjistrohen në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.