Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998 “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 11/2012, datë 9 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
11/2012
Data e miratimit
9 shkurt 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 29 shkurt 2012
Hyn në fuqi
15 mars 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2012-02-29

LIGJ

Nr. 11/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998 “PËR

KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 12, pas paragrafit të fundit shtohen paragrafët: i shtatë, i tetë, i nëntë dhe i dhjetë me këtë

përmbajtje:

“Për objektet e ndërtuara mbi bazën e lejeve të ndërtimit të miratuara para fillimit me efekte të plota të

ligjit nr. 10 119 datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, në rastet kur subjektet

ndërtuese/investitori nuk kanë emëruar kolaudatorin, pa shkak të vlefshëm ligjor, brenda 3 vjetëve nga

përfundimi i afatit të lejes së ndërtimit, ose këto subjekte:

a) figurojnë të çregjistruara;

b) kanë falimentuar;

c) janë likuiduar;

ç) janë joaktive;

atëherë njësia e qeverisjes vendore cakton një kolaudator të licencuar për përgatitjen e procesverbalit

të kolaudimit. Procesverbali nënshkruhet nga një përfaqësues i njësisë së qeverisjes vendore, nga mbikëqyrësi i

punimeve dhe kolaudatori.

Në rastet kur mungon dokumentacioni i mbikëqyrjes së punimeve, apo mbikëqyrësi mungon për të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.