Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 15/2012, datë 16 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
15/2012
Data e miratimit
16 shkurt 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 14 mars 2012
Hyn në fuqi
29 mars 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2012-03-14

LIGJ

Nr. 15/2012

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE

SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Në nenin 17 bëhet ndryshimi dhe shtesat si më poshtë:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Pjesë të fondit pyjor kombëtar, që kërkohen nga subjekte juridike ose fizike apo nga organet e

qeverisjes vendore, për t’u kthyer në truall, për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes

territoriale të periferisë së qytetit e të qendrave të banuara në zonat rurale, për ndërtimin e strukturave

turistike, të qendrave të pushimit apo ato shëndetësore ose për qëllime të tje ra publike, për rrugë

automobilistike apo hekurudhore, për shpim dhe shfrytëzim të puseve të naftës e të gazit, për veprimtari

minerare e gjeologjike, për aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit, për qëllime të strukturave

ushtarake, qendra industriale, hiqen nga fondi pyjor dhe nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve, si më poshtë:

a) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri në 1 ha, me miratimin e ministrit;

b) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 1 ha e deri në 100 ha, me vendim të

Këshillit të Ministrave;

c) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 100 ha, me ligj të veçantë.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.