PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994 “KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 17/2012, datë 16 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2012
- Data e miratimit
- 16 shkurt 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 14 mars 2012
- Hyn në fuqi
- 29 mars 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2012-03-14
LIGJ
Nr. 17/2012
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994 “KODI CIVIL I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 81 pika 2 shkronja “d” dhe të nenit 83 pika 1 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 115, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) një vit paditë për shpërblimin e dëmit jopasuror për cenimin e nderit, personalitetit ose
reputacionit.”.
Neni 2
Neni 625 ndryshohet si më poshtë vijon:
“Neni 625
Personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të shpërblehet kur:
a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit, të integritetit fizik ose psikik të tij;
b) është cenuar nderi, personaliteti ose reputacioni i tij;
c) është cenuar e drejta e emrit;
ç) është cenuar respektimi i jetës private;
d) është cenuar kujtimi i një të vdekuri. Në këtë rast bashkëshorti i personit të vdekur ose të
afërmit e tij deri në shkallë të dytë mund të kërkojnë shpërblimin e dëmit jopasuror.”.
Neni 3
Pas nenit 647 shtohet neni 647/a me këtë përmbajtje:
“Neni 647/a
Mënyra dhe kriteret e caktimit të përgjegjësisë civile dhe të masës së dëmit jopasuror
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.