Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 14/2012, datë 16 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
14/2012
Data e miratimit
16 shkurt 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 14 mars 2012
Hyn në fuqi
29 mars 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2012-03-14

LIGJ

Nr. 14/2012

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN

KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi dhe shtesa

si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 10 bëhet ndryshimi dhe shtesat si më poshtë:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Pjesë të fondit kullosor kombëtar kthehen në kategorinë e resursit të tokës bujqësore me

kërkesën e pronarit apo organit të qeverisjes vendore i cili e ka në pronësi këtë fond. Ndryshimi i formës

së përdorimit të fondit kullosor në kategorinë e resursit të tokës bujqësore, pavarësisht nga madhësia e

sipërfaqes, bëhet vetëm për mbjelljen e këtyre sipërfaqeve me kultura të drurëve, të cilët janë pjesë e

programeve dhe politikave parësore shtetërore afatgjata.”.

2. Pas pikës 2 shtohen pikat 2/1 dhe 2/2 me këtë përmbajtje:

“2/1. Kërkesa për kalimin e pjesëve të fondit kullosor në kategorinë e resursit të tokës bujqësore

paraqitet në komunën dhe/ose bashkinë, në territorin e së cilës ndodhet fondi kullosor, që shqyrtohet sipas

përcaktimeve të ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionet e strukturave për

administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.