Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Ligji nr. 12/2012, datë 16 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2012
Data e miratimit
16 shkurt 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 14 mars 2012
Hyn në fuqi
29 mars 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2012-03-14

LIGJ

Nr. 12/2012

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.2.2012

Shpallur me dekretin nr.7303, datë 6.3.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË MBI SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Sllovenisë, më poshtë të quajtura “palët”,

me qëllim që:

- të zhvillojnë bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe financiar, bazuar në parimet e përfitimeve të përbashkëta;

- të finalizojnë shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë; dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.