Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 "Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës" të ndryshuar
Ligji nr. 16/2012, datë 16 shkurt 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 16/2012
- Data e miratimit
- 16 shkurt 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 14 mars 2012
- Hyn në fuqi
- 29 mars 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2012-03-14
LIGJ
Nr. 16/2012
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001 “PËR
KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE PËR ADMINISTRIMIN DHE
MBROJTJEN E TOKËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni l
Në nenin 11/1 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Miratimi i ndryshimit të kategorisë së resurseve pyll, tokë me bimësi pyjore, kullotë dhe
livadh dhe kalimi i tyre në kategorinë e resursit tokë bujqësore bëhet nga komisioni që krijohet pranë
komunës ose bashkisë, i cili kryesohet nga kryetari i komunës ose bashkisë dhe që ka në përbërje këta
anëtarë:
a) një përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë (DRB);
b) një përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor (DSHP);
c) një përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës(DAMT) të qarkut;
ç) përgjegjësin e Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës (ZMMT);
d) juristin e komunës dhe/ose bashkisë.
2. Pas pikës 4 shtohen pikat 4/1, 4/2, 4/3, 4/4 dhe 4/5 me këtë përmbajtje:
“4/1. Kërkesa për ndryshim të kategorive të resurseve pyll, tokë me bimësi pyjore, kullotë dhe
livadh, në kategorinë e resursit tokë bujqësore, sipas pikës 4 të këtij neni, kur kategoritë që kërkohet të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.