PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 23/2012, datë 1 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 23/2012
- Data e miratimit
- 1 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 27 mars 2012
- Hyn në fuqi
- 11 prill 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2012-03-27
LIGJ
Nr. 23/2012
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 ”Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 6 paragrafi i dytë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Kushti për dënueshmërinë e njëkohshme në territorin e shtetit tjetër nuk zbatohet në rastet e krimeve të korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.”.
Neni 2
Në nenin 7 paragrafi i dytë bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “e” hiqet.
2. Shkronja “h” ndryshohet si më poshtë:
“h) pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;”.
3. Shkronja “i” ndryshohet si më poshtë:
“i) krimet e korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.”.
Neni 3
Në nenin 7/a paragrafi i parë, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:
“dh) financim terrorizmi.”.
Neni 4
Pas nenit 8 shtohet neni 9 me këtë përmbajtje:
“Neni 9
Personat e mbrojtur ndërkombëtarisht
Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për vepra penale të kryera ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.