Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", i ndryshuar
Ligji nr. 64/2026, datë 2 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 64/2026
- Data e miratimit
- 2 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 164, 29 korrik 2026
- Hyn në fuqi
- 13 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2026-07-29
LIGJ
Nr. 64/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8391, DATË 28.10.1998,
“PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
1. Titulli i ligjit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”.
2. Kudo në përmbajtje të ligjit bëhen këto ndryshime;
a) emërtimi “Shërbimi Informativ Kombëtar” zëvendësohet me emërtimin “Shërbimi Informativ
i Shtetit”;
b) shkurtimi “SHIK” zëvendësohet me shkurtimin “SHISH”;
c) emërtimi “Nënkomisionit të Përhershëm Parlamentar” zëvendësohet me fjalët “komisionit
përgjegjës për sigurinë”;
ç) fjalët “sigurimit kombëtar” zëvendësohen me fjalët “sigurisë kombëtare”;
d) fjalët “sigurimin kombëtar” zëvendësohen me fjalët “sigurinë kombëtare”.
Neni 2
Në paragrafin e parë të nenit 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Tri nënndarjet e para ndryshohen si më poshtë:
“Mbledh informacion brenda dhe jashtë vendit në funksion të sigurisë kombëtare, sigurisë
kolektive dhe sfidave globale.
Mbledh informacion për kërcënimet që vijnë nga aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së huaj,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.