Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 20/2012, datë 1 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
20/2012
Data e miratimit
1 mars 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 27 mars 2012
Hyn në fuqi
11 prill 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2012-03-27

LIGJ

Nr. 20/2012

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998

“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Neni 13 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 13

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave

1. Tatimpaguesit individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme

në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë

administratës tatimore qendrore. Deklarues të të ardhurave ind ividuale vjetore janë edhe tatimpaguesit

jorezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë.

2. Tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave

pranë administratës tatimore qendrore, jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore, për të

cilën bëhet deklarimi.

3. Çdo deklaratë individuale vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal në

letërnjoftimin e individit, i cili shërben s i kodi fiskal i individit. Edhe në rastin kur individi është person

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.