Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9710, DATË 10.4.2007 “PËR PORTET TURISTIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 28/2012, datë 15 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
28/2012
Data e miratimit
15 mars 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 13 prill 2012
Hyn në fuqi
28 prill 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13

LIGJ

Nr. 28/2012

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9710, DATË 10.4.2007 “PËR PORTET TURISTIKE NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, bëhet kjo shtesë:

Neni 1

Në nenin 7, pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje:

“Në funksion të ndërtimit të porteve turistike e pontileve të përkohshme, si dhe të ndërtimit të

objekteve të tjera, në funksion të veprimtarisë së portit, subjektet private pajisen me leje administrative për

përdorimin e pronës së paluajtshme publike nga/ose nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 15.3.2012

Shpallur me dekretin nr. 7372, datë 5.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir

Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.