PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8098, DATË 28.3.1996 “PËR STATUSIN E TË VERBRIT”
Ligji nr. 26/2012, datë 15 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 26/2012
- Data e miratimit
- 15 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 13 prill 2012
- Hyn në fuqi
- 28 prill 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13
LIGJ
Nr. 26/2012
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8098, DATË 28.3.1996 “PËR STATUSIN
E TË VERBRIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Të verbrit dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit. Masa, kriteret dhe
procedurat e këtij përfitimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 12
Të gjithë personat e verbër, sipas nenit 1 të këtij ligji, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë
elektrike dhe të faturës telefonike fikse. Masa, kriteret dhe procedurat e përfitimit të këtij kompensimi financiar
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.3.2012
Shpallur me dekretin nr. 73 70, datë 5.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.