Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8626, DATË 22.6.2000 “PËR STATUSIN E INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 27/2012, datë 15 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
27/2012
Data e miratimit
15 mars 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 13 prill 2012
Hyn në fuqi
28 prill 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13

LIGJ

Nr. 27/2012

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8626, DATË 22.6.2000 “PËR STATUSIN E INVALIDIT

PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 11 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 11

Të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e

transportit. Masa, kriteret dhe procedurat e këtij përfitimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Neni 12 ndryshohet dhe riformulohet si më poshtë:

“Neni 12

Të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kanë përfituar statusin, përfitojnë kompensim të

faturës së energjisë elektrike dhe të faturës së telefonisë fikse. Masa, kriteret dhe procedura e përfitimit të këtij

kompensimi financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Neni 18 shfuqizohet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 15.3.2012

Shpallur me dekretin nr. 7371, datë 5.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir

Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.