PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.2.1999 “PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 25/2012, datë 15 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 25/2012
- Data e miratimit
- 15 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 13 prill 2012
- Hyn në fuqi
- 28 prill 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13
LIGJ
Nr. 25/2012
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.2.1999 “PËR INFORMACIONIN E
KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar,
në fund të paragrafit të parë, fjalët “pranë Këshillit të Ministrave” zëvendësohen me fjalët “si institucion në
varësi të Kryeministrit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.3.2012
Shpallur me dekretin nr. 7369, datë 5.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.