Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 270, DATË 22.4.2010 “PËR TË DREJTËN E PRIVATIZIMIT TË TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM DHE PËR TAKSËN MBI TË DREJTËN E PËRDORIMIT TË TIJ”

Ligji nr. 24/2012, datë 15 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2012
Data e miratimit
15 mars 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 13 prill 2012
Hyn në fuqi
28 prill 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13

LIGJ

Nr. 24/2012

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 270, DATË 22.4.2010 “PËR TË DREJTËN E

PRIVATIZIMIT TË TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM DHE PËR TAKSËN MBI TË

DREJTËN E PËRDORIMIT TË TIJ”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 270, datë 22.4.2010 “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe

për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2 pika 1, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara

nga organet e qeverisjes vendore, pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, sipas genplaneve në kohën e lëshimit të

lejes së ndërtimit, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, shitja e të

cilave është realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore;”.

Neni 2

Në nenin 15 pika 1, fjalët “brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohen me fjalët

“brenda datës 31.12.2012”.

Neni 3

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2 fjalët “brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohen me fjalët

“brenda datës 1.7.2012”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.