PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Ligji nr. 33/2012, datë 21 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 11 shkurt 2016.
- Numri
- 33/2012
- Data e miratimit
- 21 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 13 prill 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13
LIGJ
Nr. 33/2012
PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kushtet dhe procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe për administrimin e regjistrit publik të këtyre pasurive.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. “Autoritet rregullues”, përkufizimi i këtij termi, sipas legjislacionit në fuqi, që rregullon veprimtarinë për krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave shtetërore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
2. “Bazë e të dhënave”, përkufizimi i këtij termi, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë për krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave shtetërore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
3. “Dokument regjistrimi” është çdo akt publik, vendim gjykate apo i një organi tjetër shtetëror kompetent, i lëshuar në rastet e parashikuara nga ligji, dhe që është i detyrueshëm për regjistrim, sipas dispozitave të këtij ligji.
4. “Ekstrakt i regjistrit” është dokumenti i lëshuar në formë elektronike prej personave të përcaktuar në pikën 3 të nenit 7 të këtij ligji, sipas të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 11 shkurt 2016 · 9/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 33/2012 “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.