Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7746, DATË 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 31/2012, datë 21 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
31/2012
Data e miratimit
21 mars 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 13 prill 2012
Hyn në fuqi
28 prill 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13

LIGJ

Nr. 31/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7746, DATË 28.7.1993 “PËR

HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 “Përkufizime” bëhet ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

1. Përkufizimi për termin “Albetrol” ndryshohet si më poshtë:

““Albpetrol” është një shoqëri tregtare, që zotëron të drejta kërkimi, prodhimi dhe tregtimi të naftës e

gazit në Shqipëri.”.

2. Në përkufizimin “Marrëveshje me ndarje prodhimi” shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Marrëveshja “Albpetrol”” do të thotë marrëveshja e lidhur më 26 korrik 1993 ndërmjet Ministrisë së

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Albpetrol”, me të gjitha ndryshimet e saj, dhe që do të

vazhdojë të mbajë karakteristikat e një marrëveshjeje hidrokarbure të llojit të veçantë. Si rrjedhojë, ndarja e

prodhimit, e parashikuar në marrëveshjet hidrokarbure, të lidhura ndërmjet shoqërisë “Albpetrol” dhe

shoqërive të treta të kërkimit, prodhimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit, do të vazhdojë të kryhet ndërmjet

shoqërisë “Albpetrol” dhe shoqërisë përkatëse, në respektim të parashikimeve të këtyre marrëveshjeve.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.