PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7811, DATË 12.4.1994 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 782, DATË 22.2.1994 “PËR SISTEMIN FISKAL NË SEKTORIN E HIDROKARBUREVE (KËRKIM – PRODHIM)””
Ligji nr. 32/2012, datë 21 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2012
- Data e miratimit
- 21 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 13 prill 2012
- Hyn në fuqi
- 28 prill 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13
LIGJ
Nr. 32/2012
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7811, DATË 12.4.1994 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME
TË DEKRETIT NR. 782, DATË 22.2.1994 “PËR SISTEMIN FISKAL NË SEKTORIN E
HIDROKARBUREVE (KËRKIM – PRODHIM)””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7811, datë 12.4.1994 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994
“Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim – prodhim)””, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Pika 2 e nenit 1 të dekretit, së bashku me ndryshimet, shfuqizohet.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.3.2012
Shpallur me dekretin nr. 7377, datë 9.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.