PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 031, DATË 11.12.2008 “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 36/2012, datë 29 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 36/2012
- Data e miratimit
- 29 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 13 prill 2012
- Hyn në fuqi
- 28 prill 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2012-04-13
LIGJ
Nr. 36/2012
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 031, DATË 11.12.2008 “PËR SHËRBIMIN
PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar,
bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 14 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 14
Përjashtimi nga detyrimi i dhënies së provimit të kualifikimit
Përjashtohen nga detyrimi për të dhënë provimin e kualifikimit personat që në datën 30.12.2011
kanë qenë përmbarues gjyqësorë në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 29.3.2012
Shpallur me dekretin nr. 7389, datë 10.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.