Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT PËR SHËRBIMET AJRORE

Ligji nr. 34/2012, datë 29 mars 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2012
Data e miratimit
29 mars 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 35, 17 prill 2012
Hyn në fuqi
2 maj 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2012-04-17

LIGJ

Nr. 34/2012

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT PËR

SHËRBIMET AJRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së shtetit të Katarit për shërbimet ajrore.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 29.3.2012

Shpallur me dekretin nr. 7387, datë 10.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir

Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.