Ligj

PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR

Ligji nr. 38/2012, datë 5 prill 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
38/2012
Data e miratimit
5 prill 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 42, 26 prill 2012
Hyn në fuqi
11 maj 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2012-04-26

LIGJ

Nr. 38/2012

PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, kritereve dhe kushteve për themelimin e administrimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve e të anëtarëve të tyre, riorganizimin dhe prishjen e tyre, si dhe rregullimin e vendosjen e kritereve për disa aspekte të veprimtarisë së tyre.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, të cilat themelohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë.

2. Përveç rasteve të parashikuara shprehimisht, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor zbatohen edhe dispozitat e ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, titujt II, III dhe IV, për aq sa ato janë të zbatueshme dhe në përputhje me parashikimet e këtij ligji.

Neni 3

Shoqëria e bashkëpunimit bujqësor

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.