PËR AFATET DHE PROCEDURAT E MBYLLJES SË PROCESIT TË KONTROLLIT FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË
Ligji nr. 41/2012, datë 12 prill 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2012
- Data e miratimit
- 12 prill 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43, 27 prill 2012
- Hyn në fuqi
- 12 maj 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2012-04-27
LIGJ
Nr. 41/2012
PËR AFATET DHE PROCEDURAT E MBYLLJES SË PROCESIT
TË KONTROLLIT FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË
MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Grupi mbikëqyrës, i emëruar dhe që ka funksionuar në përputhje me ligjin nr. 8215, datë 9.5.1997
“Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të
ndryshuar, shpërndahet.
Neni 2
Grupi mbikëqyrës, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i dorëzon me procesverbal
personit të emëruar nga Ministri i Financave arkivin dokumentar, si dhe asetet financiare e jofinanciare,
të krijuara deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Financimi i kësaj veprimtarie me fondet e Buxhetit
të Shtetit ndërpritet menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Administratori zhvillon veprimtarinë duke
përdorur asetet e shoqërive subjekt kontrolli.
Neni 3
Për administrimin e mëtejshëm të subjekteve të kontrollit, deri në likuidimin e plotë të tyre,
Ministri i Financave emëron një administrator me një staf ndihmës, si dhe përcakton një limit buxhetor
vjetor nga të ardhurat e subjekteve të kontrollit, për mbulimin e shpenzimeve të administrimit/likuidimit.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.