Ligj

PËR SHËNDETIN MENDOR

Ligji nr. 44/2012, datë 19 prill 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 15 shkurt 2021.

Numri
44/2012
Data e miratimit
19 prill 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 16 maj 2012
Hyn në fuqi
31 maj 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2012-05-16

LIGJ

Nr. 44/2012

PËR SHËNDETIN MENDOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit mendor, parandalimin e problemeve që

lidhen më të, garantimin e të drejtave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me çrregullime të

shëndetit mendor.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton procedurën dhe kushtet për mbrojtjen e shëndetit mendor, nëpërmjet sigurimit të

kujdesit shëndetësor, sigurimit të një mjedisi social të përshtatshëm për personat me çrregullime të shëndetit

mendor dhe nëpërmjet politikave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Shëndet mendor” është aftësia për të menduar dhe mësuar, si dhe aftësia e një individi për të

kuptuar e jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve.

2. “Çrregullim i shëndetit mendor” është çrregullimi thelbësor i mendimit, perceptimit, orientimit ose

kujtesës, që dëmtojnë sjelljen, gjykimin, kapacitetin për të njohur realitetin ose aftësinë e personit për të

përmbushur kërkesat e jetës, çka e bën atë mendërisht të sëmurë, ose është prapambetja mendore, kur

shoqërohet me sjellje agresive patologjike ose seriozisht të papërgjegjshme.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 61/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, datë 19.4.2012 “Për shëndetin mendor”
  2. 15 shkurt 2021 · 20/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.