PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Ligji nr. 48/2012, datë 26 prill 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2012
- Data e miratimit
- 26 prill 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 16 maj 2012
- Hyn në fuqi
- 31 maj 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2012-05-16
LIGJ
Nr. 48/2012
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008 “PËR MBROJTJEN
E TË DHËNAVE PERSONALE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Të dhëna personale” është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të
identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë
faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.
2. “E dhënë gjyqësore” është çdo e dhënë lidhur me vendimet në fushën e gjykimeve penale, civile,
administrative apo me dokumentimet në regjistrat penalë, civilë, ato të dënimeve administrative etj.
3. “E dhënë anonime” është çdo e dhënë, që në origjinë ose gjatë përpunimit, nuk mund t’i shoqërohet
një individi, të identifikuar ose të identifikueshëm.
4. “Të dhëna sensitive” është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij,
racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.