PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 55/2012, datë 10 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 55/2012
- Data e miratimit
- 10 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 61, 5 qershor 2012
- Hyn në fuqi
- 20 qershor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2012-06-05
LIGJ
Nr. 55/2012
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN
DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:
“7. “Standarde ndërkombëtare të vlerësimit” nënkupton standardet e miratuara nga Shoqata
Ndërkombëtare e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme.”.
Neni 2
Neni 13 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 13
Vlerësimi i pronës
1. Vlera e pronës që kompensohet nxirret bazuar në çmimin e tre gut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e
përdorimit të saj, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme.
2. Procesit të vlerësimit të pronës, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, i nënshtrohen:
a) toka;
b) objektet ndërtimore.
Në kategorinë e tokës përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, pyjet, livadhet dhe kullotat, tokat e
pafrytshme, si dhe trualli, pavarësisht masës dhe qëllimit publik apo privat të përdorimit të tij.
Në kategorinë e objekteve ndërtimore përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike, që e gëzojnë
këtë cilësi sipas legjislacionit në fuqi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.