PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE NË ÇËSHTJET PENALE ME TASK FORCËN HETIMORE SPECIALE TË EULEX-IT
Ligji nr. 53/2012, datë 10 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 53/2012
- Data e miratimit
- 10 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 11 maj 2012
- Hyn në fuqi
- 11 maj 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2012-05-11
LIGJ
Nr. 53/2012
PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE NË ÇËSHTJET PENALE
ME TASK FORCËN HETIMORE SPECIALE TË EULEX-IT
Në mbështetje të neneve 83 pikat 1 dhe 2, 84 pika 4 dhe 122 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave procedurale për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it. Autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë i ofrojnë Task Forcës Hetimore Speciale të EULEX-it bashkëpunimin e tyre gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen vetëm në masën dhe për kohëzgjatjen e operacioneve të Task Forcës Hetimore Speciale të EULEX-it, deri në përfundimin e veprimtarisë së saj, sipas përcaktimit në aktet ligjore që rregullojnë funksionimin e kësaj Task Force.
3. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në procedimet e tjera që lidhen me vepra penale, të filluara prej ose që i drejtohen ndonjë autoriteti gjyqësor kosovar, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it, me përjashtim të Task Forcës Hetimore Speciale të EULEX-it dhe procedimeve penale të filluara ose të kryera prej saj.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.