Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008 “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 58/2012, datë 17 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
58/2012
Data e miratimit
17 maj 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 16 qershor 2012
Hyn në fuqi
1 korrik 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2012-06-16

LIGJ

Nr. 58/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008 “PËR

SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË

MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të

pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 pika 1, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:

“ç) Sipërfaqet e përcaktuara me vendimin nr. 306, datë 30.6.199 4 të Këshillit të Ministrave

“Për masat që do të merren për zonat e përmbytura nga ndërtimi i HEC-eve në rrethet Kukës, Has,

Tropojë dhe Pukë””.

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

Kriteret për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë

1. Subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi dhe të titujve të pronësisë mbi tokën

bujqësore janë personat vendas, fizikë ose juridikë.

2. Titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore janë të vlefshëm vetëm kur janë krijuar në përputhje

me:

a) kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “ Për kalimin në pronësi pa

shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, dhe në ligjin nr. 57/2012 “Për përfundimin e procesit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.