PËR PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KALIMIT NË PRONËSI PËRFITUESVE TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE
Ligji nr. 57/2012, datë 17 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 57/2012
- Data e miratimit
- 17 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 66, 16 qershor 2012
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2012-06-16
LIGJ
Nr. 57/2012
PËR PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KALIMIT NË PRONËSI PËRFITUESVE TË TOKËS
BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim përfundimin e procedurave ligjore të kali mit në pronësi pa shpërblim të
tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, përfituesve sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për
kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë bërë kalimin në
pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Neni 2
Ky ligj vepron për:
a) Familjet bujqësore apo individët, të cilët janë përfitues të tokës bujqësore, sipas vendimit
nr. 452 datë 17.10.1992 të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të
ndryshuar, që, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë banorë të komunës apo bashkisë dhe në
asnjë rast që nga data 1.10.1992 nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre, sipas regjistrit të gjendjes
civile, dhe e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e
dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.
b) Familjet bujqësore apo individët, të cilët janë lëvizur nga qendrat e tyre të banimit dhe janë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.