Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8053, DATË 21.12.1995 “PËR KALIMIN NË PRONËSI PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 56/2012, datë 17 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
56/2012
Data e miratimit
17 maj 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 16 qershor 2012
Hyn në fuqi
1 korrik 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2012-06-16

LIGJ

Nr. 56/2012

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8053, DATË 21.12.1995 “PËR KALIMIN NË PRONËSI

PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”,

të ndryshuar, bëhet shtesa e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 3/2 pika 2, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:

“Subjekteve të pikës 1 të këtij neni, sipërfaqja për kompensim, sipas kritereve të përcaktuara

në nenin 3/1 të këtij ligji, u përllogaritet si vijon:

a) Nga totali i sipërfaqes së përllogaritur për kompensim me truall zbritet sipërfaqja e dhënë

për sheshe ndërtimi brenda kësaj zone, me vendime të miratuara nga komuna.

b) Në totalin e sipërfaqes së përllogaritur për kompensim me truall përfshihet edhe sipërfaqja

e zënë me ndërtime pa leje, që është legalizuar nga organet kom petente, sipas dispozitave të ligjit nr.

9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

Në rastin kur subjekti ka kryer pagesën për truallin, vlera e paguar sipas mënyrës që ajo është kryer, i

kthehet këtij subjekti, brenda një viti nga data që ai merr dok umentin e pronësisë për truallin, sipas

dispozitave të këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.