PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 61/2012, datë 24 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 13 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 maj 2026.
- Numri
- 61/2012
- Data e miratimit
- 24 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 9 gusht 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2012-08-09
LIGJ
Nr. 61/2012
PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET E PËRGJITHSHME
Neni 1
Fusha e zbatimit
Ky ligj përcakton rregullat e përgjithshme për prodhimin, mbajtjen, magazinimin, lëvizjen dhe kontrollet mbi produktet që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës, si dhe vendos rregullat specifike mbi akcizën që zbatohet mbi konsumin e produkteve energjetike, alkoolin dhe pijet alkoolike, duhanin dhe nënproduktet e tij.
Deri në momentin e aderimit në BE, termi akcizë do të përdoret edhe për produktet e tjera, të përcaktuara në këtë ligj.
Neni 2
Përkufizime të përgjithshme
Në këtë ligj dhe në aktet të tjera nënligjore, në zbatim të tij, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Administratë doganore” janë strukturat qendrore dhe vendore të Shërbimit Doganor Shqiptar që, në zbatim të kompetencave të tyre, janë të ngarkuara me administrimin e akcizës.
2. “Akcizë” është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. “Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë:
a) produktet energjetike;
b) alkooli dhe pijet alkoolike;
c) duhani e produktet e duhanit;
ç) produktet e tjera, të përcaktuara nga ky ligj.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 20 dhjetor 2012 · 121/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 61/2012 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 28 dhjetor 2013 · 180/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- 23 tetor 2014 · 142/2014 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 27 nëntor 2014 · 158/2014 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 17 dhjetor 2015 · 140/2015 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- 15 dhjetor 2016 · 126/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 30 nëntor 2017 · 108/2017 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 3 dhjetor 2018 · 98/2018 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 25 nëntor 2021 · 114/2021 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
- 24 nëntor 2022 · 81/2022 · Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shipërise", të ndryshuar
- 7 dhjetor 2023 · 94/2023 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
- 26 korrik 2024 · 76/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
- 8 maj 2026 · 47/2026 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.