Ligj Nr.62 Dt.24.05.2012
Ligji nr. 62/2012, datë 24 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 62/2012
- Data e miratimit
- 24 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 9 gusht 2012
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2012-08-09
LIGJ
Nr. 62/2012
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në fund të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 5 “Përkufizime” të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për
procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohen fjalët “me përjashtim të akcizës.
Nga data 1 tetor 2012 taksa e akcizës administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 24.5.2012
Shpallur me dekretin nr.7734, datë 7.8.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.