Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë
Ligji nr. 62/2026, datë 2 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 62/2026
- Data e miratimit
- 2 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 161, 28 korrik 2026
- Hyn në fuqi
- 12 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2026-07-28
LIGJ
Nr. 62/2026
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUAS NDËRMJET OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE SHA (OSHEE GROUP) DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E NËNSTACIONIT TË OSHEE-së TIRANË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.7.2026.
Shpallur me dekretin nr. 402 datë 21.7.2026 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Draft konfidencial Objekt ndryshimi | ref: c re gci ots 9001 Data e Draftit: 10.6.25 (Numri i veprimit: 55982)
MARRËVESHJE HUAJE
(Projekti i nënstacionit të Tiranës nga OSHEE-ja)
NDËRMJET OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE SHA
DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.