PËR PESHKIMIN
Ligji nr. 64/2012, datë 31 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 7 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 29 tetor 2026.
- Numri
- 64/2012
- Data e miratimit
- 31 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 29 qershor 2012
- Hyn në fuqi
- 14 korrik 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2012-06-29
LIGJ
Nr. 64/2012
PËR PESHKIMIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Ky ligj rregullon veprimtarinë e peshkimit në tërësi, menaxhimin e tij, siguron mbrojtjen e gjallesave detare dhe të ujërave të brendshme, nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm në aktivitetin në hapësirën detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
2. Ky ligj nuk rregullon marrëdhëniet që lindin dhe lidhen me sigurinë ushqimore të produkteve të peshkimit, mbrojtjen e konsumatorit dhe sëmundjet e peshqve, të cilat rregullohen me ligje të veçanta.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim:
a) sigurimin e një shfrytëzimi racional dhe të përgjegjshëm të burimeve biologjike të ujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe atyre detare;
b) përcaktimin e rregullave për menaxhimin dhe bashkëmenaxhimin e sektorit të peshkimit nëpërmjet përfshirjes së komuniteteve përkatëse në proceset e vendimmarrjes;
c) përcaktimin e masave të ruajtjes, që garantojnë mbrojtjen e burimeve biologjike detare dhe ujërave të brendshme;
ç) nxitjen dhe përkrahjen e kërkimit shkencor e teknologjik dhe grumbullimit të të dhënave në peshkim;
d) sigurimin e funksionimit dhe menaxhimit të porteve e të qendrave të peshkimit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 dhjetor 2012 · 129/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 64/2012, DATË 31.5.2012 “PËR PESHKIMIN”
- 14 shkurt 2013 · 29/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar
- 27 prill 2017 · 80/2017 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 64/2012, “PËR PESHKIMIN”, TË NDRYSHUAR1
- 6 shkurt 2019 · 4/2019 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar
- 23 prill 2020 · 42/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 "Për peshkimin", të ndryshuar
- 12 shtator 2024 · 98/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2012, "Për peshkimin", i ndryshuar
- 29 tetor 2026 · 123/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.