PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË HAGËS "PËR RIVENDOSJEN NDËRKOMBËTARE TË DETYRIMIT USHQIMOR NDAJ FËMIJËVE DHE FORMAVE TË TJERA TË MBËSHTETJES PËR ANËTARËT E TJERË TË FAMILJES"
Ligji nr. 63/2012, datë 31 maj 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 63/2012
- Data e miratimit
- 31 maj 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 72, 28 qershor 2012
- Hyn në fuqi
- 13 korrik 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2012-06-28
LIGJ
Nr. 63/2012
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË HAGËS “PËR RIVENDOSJEN
NDËRKOMBËTARE TË DETYRIMIT USHQIMOR NDAJ FËMIJËVE DHE FORMAVE
TË TJERA TË MBËSHTETJES PËR ANËTARËT E TJERË TË FAMILJES”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet konventa e Hagës “Për rivendosjen ndërkombëtare të detyrimit ushqimor ndaj
fëmijëve dhe formave të tjera të mbështetjes për anëtarët e tjerë të familjes”, bërë në Hagë më 23
nëntor 2007.
Neni 2
Republika e Shqipërisë deklaron, në përputhje me nenin 2 (3), të drejtën për të
përcaktuar, njohur dhe zbatuar detyrimet për mbështetjen financiare, që lindin nga një
marrëdhënie martesore në të njëjtën masë me detyrimet që lidhen me mbështetjen e fëmijës, sipas
kapitullit II dhe III të konventës.
Neni 3
Republika e Shqipërisë deklaron, në përputhje me nenin 2 (3) të Konventës, të drejtën për
të zbatuar detyrimin ushqimor edhe për fëmijët madhorë deri në moshën njëzet e pesë vjeç, me
kusht që ata të ndjekin shkollën e mesme ose të lartë, sipas nenit 197 të Kodit të Familjes.
Neni 4
Republika e Shqipërisë deklaron, në përputhje me nenin 63 të Konventës, se kërkesat për
njohjen dhe zbatimin e një marrëveshjeje për mbështetje financi are bëhen nëpërmjet autoritetit
qendror.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.