Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9917, DATË 19.5.2008 "PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT", TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 66/2012, datë 7 qershor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2012
Data e miratimit
7 qershor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 13 korrik 2012
Hyn në fuqi
28 korrik 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2012-07-13

LIGJ

Nr. 66/2012

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9917, DATË 19.5.2008 “PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 4, fjalët “230/d të Kodit Penal” zëvendësohen me fjalët “230/ç të Kodit Penal”.

2. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. “Instrumente të negociueshme të mbajtësit” përfshijnë instrumentet monetare në formën e mbajtësit në pronësi të këtij të fundit, të tilla si çeqet e udhëtarit; instrumentet e negociueshme (ku përfshihen, por pa u kufizuar në çeqet, premtimpagesat dhe urdhërpagesat), që janë në formën e mbajtësit, të vlefshme, pa u kufizuar nga personi të cilit i paguhet, të paguara një personi fiktiv ose përndryshe në një formë që pronësia kalohet thjesht nëpërmjet dorëzimit nga një person te një tjetër; instrumentet jo të plota (përfshirë, por pa u kufizuar në çeqet, premtimpagesat dhe urdhërpagesat), të nënshkruara, por pa përfshirë emrin e personit të cilit i paguhet.”.

3. Pika 10 riformulohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.