PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS SË KROACISË
Ligji nr. 67/2012, datë 14 qershor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2012
- Data e miratimit
- 14 qershor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 80, 13 korrik 2012
- Hyn në fuqi
- 28 korrik 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2012-07-13
LIGJ
Nr. 67/2012
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS SË KROACISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Kroacisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.6.2012
Shpallur me dekretin nr. 7600, datë 9.7. 2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË MBI SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË KROACISË
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kroacisë më poshtë të quajtura “palët”,
Me qëllim që:
- të zhvillojnë bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe financiar bazuar në parimet e përfitimeve të përbashkëta;
- të finalizojnë shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Kroacisë; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.