PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 69/2012, datë 21 qershor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 5 mars 2026.
- Numri
- 69/2012
- Data e miratimit
- 21 qershor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 26 korrik 2012
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2012-07-26
LIGJ
Nr. 69/2012
PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti, qëllimi dhe fusha e zbatimit të ligjit
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve bazë për strukturën, veprimtarinë dhe qeverisjen e sistemit arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
2. Qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës kushtetuese për arsimim, sipas kuadrit ligjor përkatës për funksionimin e sistemit arsimor parauniversitar.
3. Fusha e zbatimit të këtij ligji është sistemi arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, përveç aspekteve të strukturës, veprimtarisë dhe qeverisjes së arsimit profesional, që rregullohen me ligj të veçantë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Arsimi parauniversitar” përfshin nivelet arsimore me kodet 0, 1, 2 dhe 3, sipas “Klasifikimit Ndërkombëtar Standard të Arsimit”, të miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në sesionin e 29-të të saj, në nëntor 1997, përkatësisht:
a) “Niveli me kodin 0”, arsimi parashkollor;
b) “Niveli me kodin 1”, arsimi fillor;
c) “Niveli me kodin 2”, arsimi i mesëm i ulët;
ç) “Niveli me kodin 3”, arsimi i mesëm i lartë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 28 maj 2015 · 56/2015 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.
- 23 korrik 2018 · 48/2018 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 69/2012, “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 15 qershor 2023 · 44/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
- 5 mars 2026 · 26/2026 · Për disa shtesa dhe një ndryshim në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.